fbpx

Protesta në Kolumbi, qeveria arrin marrëveshje me studentët

colombia.jpg

Pas më shumë se dy muaj protesta, 13 marshime masive, 16 seanca dialoguese dhe disa studentë të lënduar rëndë, qeveria dhe përfaqësuesit e lëvizjes së studentëve dhe mësuesve në Kolumbi më në fund kanë arritur një marrëveshje.

Greva e studentëve arriti të mobilizojë vendin në mbrojtje të arsimit të lartë publik, duke detyruar qeverinë të shtojë buxhetin për arsimin prej mbi 1 miliardë dollarë.

Por, pjesa më e madhe e marrëveshjes do të materializohet vitin e ardhshëm.

Protestat paqësore të mbajtura në 32 universitet në të gjithë vendin u shoqëruan me dhunë nga ana e policisë.

Në Universitetin e Cauca, të qytetit Popayan, policia sulmoi studentët me gaz lotsjellës si dhe me granata tymuese. Përdorimi i forcës la pas dhjetëra të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Disa studentë u plagosën edhe kur u strehuan brenda ndërtesave të ndryshme në kampusin universitar. Esteban Mosquera, një student i muzikës në Universitetin e Cauca humbi një sy pasi policia i hodhi një granatë tymuese në fytyrë.

Protesta mori përmasa kombëtare, çka detyroi presidentin e vendit, Iván Duque të rifillojë negociatat që më parë ishin pezulluar.

Pas orëve të diskutimit, ata arritën në një marrëveshje paraprake për disa pika të kërkesës së paraqitur nga Bashkimi Kombëtar i Studentëve të Arsimit të Lartë (UNEES) dhe organizatat e tjera studentore dhe vendosën negociata të mëtejshme për të diskutuar pikat e tjera.

Studentët dhe mësuesit e shkollave kanë demonstruar të kërkojnë investime më të larta për arsimin publik, pagesë më të mirë të mësuesve dhe përmirësim të qasjes arsimore në mbarë vendin. Marshimet e tyre iu bashkuar qytetarët, të cilët shprehën solidaritet me studentët dhe kërkojnë një sistem autonom arsimor më të mirë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *