Protesta në Londër kundër qeverisë

Protests-in-London.jpg

Një grup i madh protestuesish bllokuan pesë ura të mëdha në qendër të Londrës, si pjesë e një të ashtuquajture “ditë rebelimi”.

Organizatorët thanë se mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Londrës për të kërkuar që qeveria të ndërmarrë masa më të mëdha për ndryshimet klimatike.

Demonstruesit bllokuan urat Southwark, Blackfriars, Waterloo, Westminster dhe Lambeth, pas një jave aksioni nga grupi i fushatës ‘ Rebelimi’.

Grupet e mëdha të njerëzve që mbanin flamuj filluan të mblidheshin në pesë ura nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm përpara se të bllokonin trafikun. Tiana Jacout, pjesë e grupit ‘rebelimi’, tha se bllokimet nuk ishin “një hap që ne marrim me lehtësi”, por “nëse gjërat vazhdojnë siç janë, do të përballemi me një zhdukje të madhe.Ne jemi përpjekur të marshojmë, të lobojmë dhe të nënshkruajnë peticione. Asgjë nuk ka sjellë ndryshimin që nevojitet”, tha ajo.

Rreth 6,000 njerëz janë bashkuar në protesta dhe 22 janë arrestuar deri më tani.

scroll to top