fbpx

Protesta, Neritan Liçaj shpërthen ndaj Ramës dhe Veliajt: Jeni kufoma politike

Aktori Neritan Liçaj theksoi gjatë fjalës së tij në protestë se në skemën e krimit janë kufoma e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt.

“Në atë skenë krimi aty janë dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Nuk më vjen keq për ata dy kufoma politike, por për të gjithë ne. Thërras të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e mirë nga Shqipëria, si bijtë e shqipeve që jemi të fluturojmë lart dhe të vrasim këta gjarpërinj.

Shpresa nuk vritet, sepse shpresa është brenda shpirtit të njeriut. Ky vend është shumë i bukur dhe meriton më të mirën. Duhet të ngrihemi, sepse kështu nuk vazhdohet më. Unë kam fëmijë dhe e ardhmja e fëmijëve të mi duhet të jetë këtu, mos të kenë mendjen për të ikur”, deklaroi Licaj.