Protesta/ Paloka bën paralajmërimin e ashpër  

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se protesta e 16 shkurtit do të jetë masive dhe një nga më fortat e mbajtura nga selia blu.

Në një prononcim për mediat Paloka tha se çdo qytetar duhet të ngrihet kundër qeverisë së kryeministrit Rama. Në të kundërt sipas tij, çdo gjë do të shkojë keq e më keq.

Në rast se qytetarët nuk reagojnë, çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Vijon vjedhja dhe rritja e taksave. Kështu që qëllimi është që ti thërrasim, kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe protestojë kundër Ramës dhe do të vijojë që të tallet. Nëse nuk ngrihemi ne, atëherë ai do të vijojë që të tallet me ne dhe ne do të vijojmë të shkojmë keq e më keq. Ambasadori i BE deklaroi hapur dy javë më parë se lufta ndaj krimit ka mbaruar. Madje edhe ajo që kishte filluar me ‘Forcën e Ligjit’ tani është ndërprerë, edhe për këtë pjesë shqiptarët duhet të ngrihen.Ne prisnim që në qershor të hapeshin negociatat, ambasadori me këtë regjim ku jemi, as negociata nuk do të ketë dhe çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Shqiptarët ti bashkohen opozitës për të gjithë hallet dhe problemet“, u shpreh Paloka. /real-news.tv/