fbpx

Protesta para Kuvendit, prokuroria: Burg për 6 të ndaluarit

protesta-2.jpg

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama dhe për disa protestues të tjerë të arrestuar në protestën e së enjtes para Kuvendit.

Sipas prokurorisë përveç Dorjan Protoduarit, është kërkuar burg dhe  për të arrestuarit Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari,  Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.

Të ndaluarit akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të lëndëve shpërthyese, kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe prishje të qetësisë publike.

Njoftimi  i Prokurorise 

Në vijim të veprimeve të kryera nga ana e prokurorisë është kërkuar në Gjykatë:
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Fluturim Goleci, i dtl.20.05.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Ruzhdi Daci, i dtl.01.06.1965, dhe Caktimi i masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Marsel Velillari, i dtl.12.03.1990, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Dorjan Protoduari, i dtl.03.09.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Amarildo Sinanaj, i dtl.04.02.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Shpati Bilbilaj, dhe Caktimi i masës së sigurimit “ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Si persona te dyshuar per kryerjen e veprave penale te:
• Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.
• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).
• “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.
• “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal.
• “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal.
Po punohet me intensitet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *