Protesta para Parlamentit, pritet masa e sigurisë për 6 të arrestuarit

Ka nisur prej pak minutash seanca gjyqësore për t’i njohur 6 të ndaluarit në lidhje me protestën ku mbetën të plagosur 12 efektivë policie, me masën e sigurisë ndaj tyre.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” pa afat për ta, ndërkohë që të pranishëm në seancë janë parë edhe deputetë të opozitës.

Familjarët e protestuesve nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, por janë mbledhur jashtë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Lër një koment