fbpx

Protesta për Teatrin nis me firmosjen e peticionit për rindërtimin e godinës siç ishte

Tani sapo ka nisur edhe protesta e dytë e thirrur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit. Vetëm pak minuta më parë njoftohet se ka nisur firmosa e një peticioni për rikthimin e godinës ashtu siç ishte dhe në të njëjtin vend.

Qindra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin pranë gërmadhave të Teatrit Kombëtar, teksa në protestë është snirud dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili do të qëndrojë në tubim njëlloj si herën e kaluar, pa dhënë një fjalim.

Pritet që peticioni i nisur nga Aleanca të dërgohet dhe në qytete të tjera të vendit e madje edhe jashtë shtetit, ku do të jenë firma fizike të qytetarëve që janë kundër shembjes së Teatrit.

Ndërkohë, policia në krahasim me protestën e kaluar, është më e vogël në numër. Rreth 300 forca policore janë dislokuar për protestën e kësaj të mërkure.