fbpx

Protesta për Unazën e Re, banorët bllokojnë sërish rrugën

banoret.jpg

Banorët e Astirit kanë vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave për projektin e Unazës së Re.

Në ditën e 13 të protestët, ata kanë bllokuar sërish rrugën, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre.

“Ne duam atë që na takon dhe të vazhdojë rrugën me 100 korsi po të dojë. Unë e kam në proces legalizimi që në vitin 2005. Unë do marr kallashin, bomba dhe kush do vijë i pari… atë do bëj. Nuk kam çfarë bëj se e kam me gjak atë shtëpi”, ka thënë njëri prej banorëve për “Neës 24”.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *