Protesta, përplasje fizike mes banorëve e Policisë

Të paktën 5 persona pjesëmarrës në protestën e Unazës së Re, janë shoqëruar sonte nga Policia e Shtetit.

Protestuesit pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një i mitur, por policia e hedh poshtë pretendimin e tyre.

Banorët e kësaj zonë vijojnë protestën e tyre, prej 28 ditësh, me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblim 100% në vlerën e tregut, për objektet që preken nga projekti i “Unazës së Madhe’.

Protestës së tyre, prej ditësh u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm ditën e djeshme në protestë, kërkoi anulim të projektit, të cilën e cilësoi një aferë të mirëfilltë kriminale.

Lër një koment