fbpx

Protesta/ Preket aktori Mehdi Malkaj: Na vranë fizikisht, kjo zhurmë më kujton…

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka folur sot nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ku thotë se zhurma e qytetarëve protestues i kujton zhurmën e sallës së TK, tashmë të shembur.

“Kjo zhurmë më kujton zhurmën e sallës së teatrit kombëtar. Është shumë e bukur.
Na vranë fizikisht dhe jo shpirtërisht. Teatri është ëndërr, shpirt, dashuri, histori.
Unë kam ardhur për teatrin, nuk më kanë sjellë partitë, për ndjeshmërinë që kam karshi teatrit. Unë jam anëtar i partisë së teatrit dhe ashtu do vdes. Kur u shemb teatri sikur më vdiq një njeriu im shumë i afërt. Ne bëmë një protestë paqësore për 2 vite e gjysëm. Ata erdhën të armatosur deri në dhëmbë”, ka thënë aktori ndër të tjera