Protesta që u zhvillua në Tiranë, policia procedon 15 persona, del njoftimi i rëndësishëm

policia-pogradec.jpg

Policia sapo ka dhënë një njoftim ku ka bërë disa arrestime dhe ka proceduar në gjendje të lirë disa persona.

Policia:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i vjedhjes së 4 biçikletave. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe 1 sasi pjesësh biçikletash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Ç., 41 vjeç, S. K., 19 vjeç, A. M., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

D. Ll., 29 vjeç dhe E. M., 46 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E. S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303