fbpx

Protesta sot, 1600 efektivë te Kryeministria

policia-kryeministria2.jpg

Sot do të zhvillohet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë në orën 11:00. Mësohet se qeveria ka marrë masa duke vendosur në dispozicion rreth 1600 efektivë policie për mbarëvajtjen e protestës.

Ditën e djeshme, kreu i PD, Lulzim Basha tha se protesta e 16 marsit do të hyjë në histori. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, ambasada amerikane dhe delegacioni i BE i bënë thirrje opozitës që protesta të jetë paqësore, duke mos ushtruar dhunë.

Partia Demokratike njofton se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te sheshi para Kryeministrisë, Lulishtja te piramida dhe te rruga “Ismail Qemali”./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303