fbpx

Protesta të dhunshme në Gjeorgji, protestuesit tentojnë të hyjnë në parlament

protest-in-georgia.jpg

Gjeorgjia është përballur me protesta të dhunshme që prej ditës së djeshme. Protestuesit kanë tentuar të mësyjnë parlamentin e Gjeorgjisë gjatë një proteste masive kundër fjalimit të një deputeti rus në sallë, por  policia nuk lejoi hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Parlamentit të Gjeorgjisë duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Trazirat u nxitën nga paraqitja e të enjtes së ligjvënësit rus Sergei Gavrilov në ndërtesë si pjesë e një asambleje të ligjvënësve nga vendet e krishtera ortodokse.

Sergei Gavrilov ishte duke marrë pjesë në Asamblenë parlamentare të Orthodoksisë (IAO), një organ i ngritur nga parlamenti grek në vitin 1993 për të nxitur marrëdhëniet midis ligjvënësve të krishterë ortodoksë.

Gavrilov ka mbështetur pavarësinë për rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, mbi të cilën Gjeorgjia humbi kontrollin në një luftë të vitit 2008 me Rusinë.

Ai është gjithashtu një mbështetës i Presidentit rus Vladimir Putin, i cili është përçmuar nga shumë gjeorgjianë.

Deputetët e opozitës në parlamentin pro-perëndimor të Gjeorgjisë bënë thirrje për protesta në përgjigje të vendimit të tij për të dhënë një fjalim nga vendi i kryetarit.

Ai iu drejtua delegatëve në rusisht, duke i zemëruar politikanët dhe gjeorgjianët, të cilët kundërshtojnë me forcë praninë e Moskës në vend.

Duke bërë thirrje për kryetarin Irakli Kobakhidze dhe zyrtarë të tjerë për të dhënë dorëheqjen, rreth 10,000 protestues kanë carë kordonin e policisë në Tbilisi.

Sipas informacioneve jozyrtare, para Parlamentit të Gjeorgjisë u mblodhën rreth 10 mijë protestues.

Protestat kanë vazhduar ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve gjeorgjianë.

Raportohet se 39 oficerë policie dhe 30 protestues janë lënduar dhe po marrin ndihmën mjekësore./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303