Protesta te Kryeministria / Pastrim e ndërrim dyersh

Një ditë pas protestës së 5 kombëtare të opozitës së bashkuar pranë godinës së Kryeministrisë punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur të pastrojnë atë që mbeti pas nga  kjo demostratë.

Disa punonjës po pastrojnë  bojën dhe çdo gjë tjetër të mbetur pas në godinë.

Disa të tjerë po bëjnë të mundur edhe  ndërrimin e  dyerve brenda të cilave kishin mbetur edhe shenjat e tymit dhe flakëve nga protesta e së shtunës.

Kujtojmë që gjatë protestës të së shtunës protestuesit e  opozitës hodhën bidonë me lëndë djegëse në drejtim të  Kryeministrisë duke i vënë flakën ndërsa shenjat e tymit dukeshin qartë deri dje.