fbpx

Protesta te ‘Unaza e Re’, banorët thirrje Metës

unaza.jpg

Banorët e ‘Unazës së Re’ janë në ditën e 76-të të protestës së tyre për banesat, ku kanë bllokuar rrugët kryesore. Ata kërkojnë anulimin e projektit te ‘Astiri’ dhe dëmshpërblimin e plotë nga qeveria për shtëpitë e tyre.

Banorët shprehen se pronat e tyre do t`i mbrojnë me gjak. “Rama ka ardhur koha të ikësh. Tërhiq projektin ose do të përfundosh më keq se busti i Enver Hoxhës, do të tërheqim për së gjalli”, thanë banorët e Astirit.

Gjithashtu, ata kanë theksuar se do i bëjnë thirrje Metës për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj projektit te ‘Unaza e Re’. “Vendosini përpara drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë korruptive. Do të bëjmë një peticion të cilin do t’ia dërgojmë Presidentit për të thirrur një komision hetimor për ndjekjen e hetimeve për këtë aferë korruptive”, thanë banorët.

Deputetët e opozitës ndodhen pranë banorëve për t`i mbështetur./real-news.tv

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/237189713850649/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303