Protesta te ‘Unaza e Re’, shoqërohen 6 persona

Protesta te ‘Unaza e Re’ ditën e djeshme zgjati më shumë se herët e tjera, ku banorët vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre. Mësohet se policia ka shoqëruar 6 banorë të zonës, të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore për orë të tëra.

Bëhet me dije se të shoqëruarit janë: Gëzim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduari dhe Skënder Doda.

Forca të shumta policie kanë qëndruar për orë të tëra në zonën te ‘Astiri’, ku më pas erdhi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./real-news.tv