Protestat në Bolivi, thirrje për luftë civile

Edhe pse presidenti i Bolivisë, Evo Morales, dha dorëheqjen dhe u zhvendos në Meksikë, protestat masive ende vazhdojnë.

Mbështetës të tij janë përplasur me policinë gjatë mbrëmjes të së mërkurës menjëherë pasi senatorja e opozitës, Jeanine Anez u vetëshpall presidente e vendit.

Gjithashtu kabineti i saj qeveritar bëri betimin gjatë ditës së djeshme.

Protestuesit kanë mbushur rrugët e qyteteve La Paz dhe El Alto duke valëvitur flamuj dhe duke bërë thirrje për luftë civile.

Ata kanë shkulur skelat dhe dërrasat e një kantieri ndërtimi për t’i përdorur si armë ndërkohë që raportohen dhe përdorimi i lëndëve plasëse nga demonstruesit.