Protestat në Francë, Macron: Turp!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka sulmuar protestuesit që u përleshën me policinë në Paris, pasi kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit.

“Turp për ata që sulmuan oficerët. Nuk ka vend për dhunë në Republikën Franceze”, shkroi Macron në Twitter.

Kaosi shpërtheu të shtunën në Pallatin Elysee, pasi policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Protesta filloi fundjavën e kaluar kundër rritjes së çmmit të naftës.

Më pas, protestat u rritën për të pasqyruar zemërimin për rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale dhe ankesave të tjera kundër politikave të Presidentit Macron.

Lër një koment