Protestat në Francë/ Tërhiqet qeveria, heq dorë përkohësisht nga reforma e pensioneve

Kryeministri francez njoftoi se Franca do të heqë dorë përkohësisht nga zbatimi i reformës së pensioneve e cila ka shkaktuar protesta masive dhe greva në vend.

Në një letër drejtuar përfaqësuesve të sindikatave, Philippe ka theksuar se në Francë do të zbatohet një rend i vetëm i sistemit të pensionimit dhe se do të hiqen prioritetet sipas sektorëve dhe 42 llojet e pensionimit. Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) e ka konsideruar si të pamjaftueshme këtë deklaratë dhe ka kërkuar heqjen e plotë të reformës, duke bërë thirrje për protesta në tërë vendin më 16 janar.

Në Paris dhe shumë qytete të tjera të Francës u organizuan protesta kundër reformës, gjatë të cilave u regjistruan edhe përplasje midis policisë dhe protestuesve.

Grevat e nisura kundër reformës së pensionit kanë paralizuar shërbimet shëndetësore dhe transportin.