Protestat në Hong Kong/ Kryeministrja mund të kërkojë ndihmë nga Kina

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, ka deklaruar ditën e sotme se nuk e përjashton mundësinë për ndihmë nga Kina për të përballuar protestat pro-demokracisë, por ajo shtoi se ndjehet e sigurt se Hong Kongu “do ta gjejë vetë zgjidhjen”.

“Ky është gjithashtu pozicioni i qeverisë qendrore që Hong Kongu ta gjejë zgjidhjen e këtij problemi vetë, por nëse situata përkeqësohet, atëherë nuk përjashtohet asnjë mundësi, nëse duam që Hong Kongu të ketë të paktën një shans tjetër”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

Një zëdhënës i policisë tha të martën se policia kishin arrestuar 77 persona për shkelje të vendimit për mos përdorimin e maskave, por Lam tha që është ende herët për të dalë në përfundimin nëse ligji ka qenë i efektshëm ose jo.

Vendimi ka nxitur një zemërim më të madh mes protestuesve. Me dhjetëra mijëra vetë zhvilluan demonstrata në kundërshtim të këtij vendimi.

Maskat e fytyrës ishin diçka e zakonshme gjatë protestave në Hong Kong, madje edhe në marshime paqësore, prej frikës së ndëshkimit nga autoritetet apo ndarjes së informacionit për identitetin e tyre me Pekinit.