fbpx

Protestat në Hong Kong, polici bëhet shënjestër e protestuesve

109721227_058052283-4-83-656-424-1574002958.jpg

Në përleshjen me protestuesit në Hong Kong, një oficer policie u plagos me shigjetë në këmbë.

Imazhet tregojnë shigjetën në këmbën e oficerit jashtë kampusit të Universitetit Politeknik të qytetit (PolyU).

Protestuesit e maskuar të armatosur me harqe dhe shigjeta u panë duke manifestuar në kampus.

Hong Kongu po përballet me më shumë se pesë muaj trazira politike. Para disa ditësh, një burrë 70-vjecar gjeti vdekjen pasi u godit në kokë gjatë përleshjeve midis mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve.

Një rast tjetër është ai i një oficeri policie që shkarkoi revolverin e tij të shërbimit dhe qëlloi një njeri. Nuk dihet ende se kur do të marrin fund demonstratat e dhunshme që po shkaktojnë dëme të mëdha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303