fbpx

Protestat në Hong Kong, qeveria pezullon projektligjin e ekstradimit

extradition-bill.jpg

Qeveria e Hong Kong-ut ka pezulluar projektligjin e diskutueshëm për të lejuar ekstradimet në Kinë, njoftoi Shefja Ekzekutive Carrie Lam.

Ajo më parë kishte refuzuar të pezullonte projektligjin, pavarësisht protestave masive nga banorët e Hong Kongut.

“Ndjej dhembje të thellë dhe keqardhje që mangësitë në punën tonë – dhe faktorë të tjerë të ndryshëm – kanë shkaktuar kundërshti thelbësore”, tha ajo.

Protestuesit shprehën shqetësimin për rritjen e ndikimit kinez.

Lam tha se kishte dëgjuar thirrjet që qeveria e saj të “ndalonte dhe të mendohej”.

Ajo gjithashtu pranoi se “shpjegimi dhe komunikimi” i projektligjit nuk ishte i përshtatshëm.

Lam shtoi se qëllimi i saj ishte “interesi më i madh i Hong Kongut”, i cili përfshin fillimisht rivendosjen e rendit dhe të paqes.

Qeveria kishte argumentuar se projektligji i propozuar për ekstradimin do të “lidhte shtigjet” në mënyrë që qyteti të mos ishte një strehë e sigurt për kriminelët, pas një rasti në Tajvan.

Projektligji i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303