TË FUNDIT

Protestat në Hong Kong /Studentët bojkotojnë mësimin

Mijëra studentë në Hong Kong bojkotuan mësimin në ditën e parë të vitit të ri shkollor për të protestuar kundër shtypjes së manifestimeve pro demokracisë.

Sipas organizatorëve, 10 mijë studentë në territorin gjysmë të pavarur kinez nuk u paraqitën në mësim në ditën e parë të shkollës.

Iniciativa e studentëve ndodh në të njëjtën kohë me nisjen e një greve të përgjithshme dy ditore dhe një manifestimi të madh.

Të shtunën e kaluar protestuesit hodhën bomba Molotov, ndezën zjarre dhe sulmuan ndërtesën e parlamentit të qytetit ndërsa policia përdori ujë me presion, plumba gome dh gaz lotsjellës. Të premten liderë të ndryshëm të lëvizjes pro demokracisë u arrestuan.

Mëngjesin e së hënës aktivistët penguan trafikun në pika të ndryshme duke shkaktuar kaos. Studentët u mblodhën në Edinburgh Place në qendër të qytetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat