Protestat në Hong Kong/ Studentët ngujohen në universitet

Për të gjashtën ditë me radhë, studentët në Hong Kong vijojnë të qëndrojnë të mbyllur në kampusin universitar në shenjë proteste, ndërsa autoritetet kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit.

Mijëra studentë kanë ngritur barrikada përqark universitetit Politeknik, ndërsa kontrollet e atyre që duan t’i bashkohen protestës, janë të rrepta. Për dy ditë me radhë, policia nuk iu afrua universitetit por kur tentoi për të liruar ambientet, u përball me bomba molotov.

Hong Kongu po përballet me protesta të dhunshme antiqeveritare prej muajsh ndërsa përplasjet midis policisë dhe qytetarëve janë bërë gjithnjë e më të dhunshme.

Përshkallëzimi i dhunës u rikthye pas vdekjes së një studenti 22 vjeçar, gjatë një operacioni të policisë një javë më parë./real-news.tv/