Protestat në HongKong/ Kryeministrja do të zhvillojë dialog me qytetarët

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të martën se ajo dhe ekipi i saj do të fillojnë seancat e dialogut me komunitetin javën tjetër, ndërsa përsëriti se dhuna që ka trazuar qytetin gjatë tre muajve të protestave duhet të marrë fund.

Lam, e cila është nën presionin e Pekinit për të qetësuar zemërimin e publikut që kanë nxitur protestat, tha se seancat e dialogut do të jenë sa më të hapura të jetë e mundur. Ajo ftoi qytetarët të regjistrohen për të marrë pjesë.

“Shoqëria e Hong Kongut ka grumbulluar shumë çështje ekonomike, sociale dhe madje politike me rrënjë të thella. Shpresoj se këto forma të ndryshme të dialogut mund të na ofrojnë një platformë për të diskutuar, “u tha Lam gazetarëve në një konferencë javore.

Ajo tha se çështjet që kanë shkaktuar pakënaqësi përfshijnë strehimin dhe mungesën e tokës në një nga qytetet më të dendura në botë me 7.4 milion banorë. Të rinjtë janë veçanërisht të irrituar nga kostoja e lartë e gjetjes së një vendi për të jetuar./real-news.tv/