Protestat në Serbi/ Vuçiç: Kanë si synim dobësimin e Beogradit para takimeve në Paris e Bruksel

vucic.png

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd, një ditë pasi potestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit serb, për të kundërshtuar planet për rivendosjen e orës policore si masë kundër pandemisë.

Incidentet, në të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe civilë, ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Protestat në Beograd shpërthyen pasi Vuçiç, të martën, paralajmëroi se mund të rivendoset ora policore, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Megjithatë të mërkurën, Vuçiç tha se Shtabi i Krizës me siguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

“Unë jam kundër kësaj”, tha Vuçiç, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303