Protestat në SHBA, reagon Donald Trump: Akte të terrorit në vend

VIRUS_OUTBREAK_TRUMP_58791126.jpg

Teksa protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së afro-amerikanit Goerge Floyd,  janë kthyer të dhunshme ku shumë shtete kanë shpallur shtet-rrethimin.

Presidenti Donald Trump, u ka dalë në mbrojtje gardës dhe policëve duke akuzuar anarkistët për dhunë.

Së fundmi Trump dhunën në protesta e ka quajtur akte terrori.

“Këto nuk janë akte të një proteste paqësore. Këto janë akte të terrorit në vend”- tha Trump.

“Shkatërrimi i jetës së pafajshme dhe derdhja e gjakut të pafajshëm është një ofendim për njerëzimin dhe një krim kundër Zotit”- shtoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303