fbpx

Protestat për vrasjen e Klodianit, Ilir Meta del me mesazhin urgjent

ilir-meta-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot një mesazh të rëndësishëm për gazetarët teksa thekson se do të jetë gjithmonë në krahun e tyre në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.

Postimi i Metës

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!

Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303