fbpx

Protestat, zv/kryeministri: Dhunë mbi policinë, e kuptoni tani që nuk ka lidhje me vrasjen Rashës?

brace.jpg

Zëvendëskryeminstri Erion Braçe ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin Facebook, Braçe shkruan se ndaj Policisë së Shtetit është ushtruar dhunë, ndërsa thekson se protesta e sotme nuk ka lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

“E kuptoni tani qe kjo ishte dhe është thjeshtë luftë për pushtet? Sapo në publik u shfaq bindja që ata nuk vijnë dot në pushtet me vote, rinisën strategjinë e dhunës!! Dhunë për pushtet!”, shkruan Braçe.

Statusi:

KY TANI ESHTE KRIM!

KJO TANI ESHTE DHUNE BARBARE MBI POLICINE E SHTETIT,

MBI QYTETIN QE E URREJNE,

MBI QYTETARET E KETIJ QYTETI QE NUK JANE SI ATA!

E kuptoni tani qe kjo nuk ka lidhje me vrasjen e Klodian Rashes?;

E kuptoni tani qe kjo nuk ka lidhje me ministrin Sander Lleshaj?;

E KUPTONI QE JEMI KREJT TE NDRYSHEM ME DY KERMA SI SALI BERISHA E LULZIM BASHA?

E kuptoni tani qe kjo ishte dhe eshte thjeshte

LUFTE PER PUSHTET?

Sapo ne publik u shfaq bindja qe ata nuk vijne dot ne pushtet me vote, rinisen STRATEGJINE E DHUNES!!

DHUNE PER PUSHTET!

A e mbani mend si keta dy kerma kane vjedhur per te bere leke e kane vrare per te mbrojtur leket dhe kurre nuk u terhoqen?

Tani eshte koha per te zgjedhur;

Ose me qytetarerine ose me llumin dhe kermat qe vrane e vodhen ne kete vend

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303