Protestë kundër myslimanëve në qendër të Londrës

protesta.jpg

Në Londër u organizua një protestë nga e djathta ekstreme kundër myslimanëve në qendër të kryeqytetit të Anglisë.

Në protestë ishin mbledhur tifozë futbolli, pjesëtarë të “Aleancës Demokratike të Djemve të Futbollit”, të cilët nisën një marshim të heshtur, por përfunduan duke u përleshur me forcat policore.

Pamjet e përleshjeve po bëjnë xhiron e botës, ndërsa në një video dëgjohet një nga protestuesit që kërcënon me vdekje një punonjës policie.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303