Protestë ndaj qeverisë, shqiptarët djegin simbolet kombëtare, bëjnë gjestn e turpshëm

avio.jpg

Të lodhur nga vitet e gjata të tranzicionit, dhe mungesa e shpresës në vendin tonë, shqiptarët duket se kanë gjetur një formë të pazakontë për t’i dhënë një mesazh klasës politike që ka udhëhequr vendin në këto vite.

Në formë proteste, pasi largohen nga vendi, shqiptarët i vënë flakën pasaportës shqiptare.

Nuk dihet se cili e ka nisur i pari, por publikimi i fotografive në rrjetet sociale po e shndërron këtë mënyrë protestimi në një lloj manie shqetësuese.

Një prej atyre që ka reaguar kundër këtij fenomeni është dhe Genc Sejko, activist dhe njëherësh emigrant, i cili i konsideron këto veprime një trend idiot, që duhet shmangur.

“Ka filluar një trend idiot, ku ata që largohen nga Shqipëria, djegin pasaportën në shenjë proteste. Pasaporta është e Republikës së Shqipërisë nuk është e qeverisë. Kur digjni pasaportën, digjni edhe simbolet kombëtare. Nuk ju urren Shqipëria. Ju urreni politika. Mësoni të bëni dallimin”, shkruan Genc Sejko.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303