30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protestë në New York kundër shpalljes së emergjencës kombëtare

spot_img

Qindra persona të mbledhur në sheshin Union Square në New York kanë protestuar kundër vendimit të Trumpit për shpalljen e “emergjencës kombëtare” dhe kanë reaguar ndaj politikës së tij për emigrantët duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Ndodhemi pranë refugjatëve dhe emigrantëve”, “Emergjenca kombëtare del nga Shtëpia e Bardhë” dhe “Refuzojmë krizën e rremë të Trump”.

Gjatë protestës e cila ka vazhduar nën shoqërimin e këngëve dhe muzikës janë bërë edhe thirrje për shkarkimin e Trumpit nga detyra.

Ndërsa një grua e mbuluar me shami në një fjalim në protestë drejtuar të pranishmëve ka thënë: “Lufta jonë është lufta juaj. Ne qëndrojmë të fortë. Amerika është një tokë që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Ne kundërshtojmë të gjitha llojet e urrejtjes kundër islamofobisë dhe shoqërive të tjera në këtë vend”.

Policia e New York-ut mori masa për të ofruar siguri në zonën ku u zhvillua protesta.

Trump ngul këmbë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.

Mes datave 22 dhjetor 2018- 25 janar 2019 qeveria federale amerikane qëndroi e mbyllur për shkak se Trump kërkoi ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë për të cilin nevojitet një buxhet prej 5,7 miliardë dollarë, por demokratët në Kongres nuk e aprovuan kërkesën e tij.

Pasi demokratët deklaruan se nuk do të nxjerrin buxhetin e nevojshëm për financimin e murit, Trump duke shpallur “emergjencë kombëtare” njoftoi se do të ndërtojë murin me dekret presidencial./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat