fbpx

Protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit, zbulohet arsyeja…

besa-shahini-700x405.jpg

Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e Ministres Besa Shahini.

Sipas tyre, Ministrja nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e 15-vjeçares e cila u përdhunua nga roja i shkollës dhe 3 shokët e tij.

 “Kemi pritur që të reagonte, por në vend të bënte një hetim administrativ të thelluar, ajo ka zgjedhur të heshtë, ta braktisë 15-vjeçaren. Të gjithë sytë e Rilindjes janë larg qytetarëve, shkollat publike sot janë institucione të braktisura që funksionojnë kuturu. Këta kanë zgjedhur heshtjen, ngrohen në diell dhe kanë braktisur qytetarët. Ne sot erdhëm për të bërë një sensibilizim publik, të dorëhiqet ministrja, edhe vetëm për dinjitet, por këta nuk duan t’ia dinë për shqiptarët, e quajnë problem 3 ditor”, tha nënkryetari i FRPD-së, Isander Hoxha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303