Protestë për plehrat në Sukth

protesta.jpeg

Banorët e Sukthit kanë dalë sot në protestë për t’i kërkuar sërish Bashkisë së Durrësit që të gjejë një zgjidhje për çështjen e plehrave.

Pranë Sukthit ndodhet një fushë ku depozitohen të gjitha plehrat e bashkisë dhe më pas digjen. Banorët thonë se bloza e plehrave po u rrezikon jetën.

“Fëmijët po shkojnë në spital dhe as spitali nuk ka çfarë u bën me këtë blozë që vjen nga mbeturinat. Kemi protestuar shumë herë, por nuk na i vë veshin kush”, thonë banorët.

Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat derisa bashkia të japë zgjidhje për këtë problem.

scroll to top