Protestoi ndaj arbitrit, Morata pezullohet nga disiplina

Screenshot_43.png

Mësohet se sulmuesi i Juvetusit, Alvaro Morata ka marrë një dënim prej dy ndeshjesh pezullim për kartonin e kuq të marrë ndaj Beneventos në Serie A. Spanjolli u përjashtua në minutën e 97-të të ndeshjes, për shkak të protestave ndaj arbitrit.

Në rast kartoni të kuq lojtari ndëshkohet me penalizmin e vetëm një ndeshje, por dënimi është dyfishuar pikërisht prej gjestit që Morata ka thënë drejtuar arbitrit Fabrizio Pasqua. “Ajo ishte një penallti e turpshme”, ishin fjalët e Alvaros pas ndeshjes dhe kaq ka mjaftuar që ai të penalizohet.

Morata është një nga lojtarët më të mirë të sezonit te Juventus dhe golashënues kryesor, por Pirlo do duhet të bëjë pa praninë e tij ndaj Torinos dhe Genoas për javën e 10 dhe të 11 të Serie A.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303