fbpx

Protestuesit nuk largohen, ulen këmbëkryq para Kuvendit

52698869_449327158938067_2857587998550130688_n.jpg

Në orën 17:00 nisi protesta e organizuar nga opozita ditën e sotme, e cila ka vijuar me situata mjaft të tensionuara mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protestuesit çanë kordonin e policisë për të hyrë brenda në Parlament, por policia iu kundërpërgjigj me hedhjen e gazit lotsjellës.

Gjithsesi, situata është qetësuar tanimë, por qytetarët kanë vendosur mos të largohen. Të ulur këmbëkryq para Kuvendit, ata kanë thënë se nuk do largohen.

Ndërkohë, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijojnë të qëndrojnë para Parlamentit me qytetarët.

Nga ana tjetër, seanca plenare vijon ku po votohen projektligjet e rendit të ditës./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303