Protestuesit përplasen me policinë në Paris, 81 të arrestuar

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit me”jelek të verdhë” të cilët u përpoqën të thyejnë kordonët e sigurisë në bulevardin Champs Elysees në Paris të shtunën përpara një tubimi të tretë kundër çmimeve të larta të karburantit.

Përleshjet midis policisë dhe demonstruesve të veshur me jelek të verdhë, të cilat janë bërë simbol i protestës kundër Presidentit Emmanuel Macron, shpërthyen menjëherë pasi turmat e njerëzve që filluan të mblidheshin pranë Arc de Triomphe, në krye të rrugës së famshme.

Policia tha se 81 vetë u arrestuan mes shqetësimeve se grupet e dhunshme të ekstremit të djathtë dhe të ekstremit të majtë po nxisin lëvizjen e “jelekëve të verdhë”, një rebelim spontan popullor kundër rritjes së taksave të naftës dhe kostos së lartë të jetesës.

Për më shumë se dy javë, protestuesit kanë bllokuar rrugët në protesta në të gjithë Francën, duke paraqitur një nga sfidat më të mëdha dhe më të qëndrueshme që Emmanuel Macron po përballet në presidencën e tij.

Disa qindra protestues ndaluan nën Arc de Triomphe në krye të Champs Elysees dhe u ulën për të kënduar La Marseillaise, himnin kombëtar të Francës dhe duke thirrur “Macron jep dorëheqjen!” Një javë më parë mijëra protestues, të cilët nuk kanë udhëheqës dhe kanë kryesisht u organizuan në internet, u bashkuan në Paris për herë të parë, duke e kthyer Champs Elysees në një fushë beteje, ndërsa u përleshën me policinë duke lëshuar gaz lotsjellës dhe ujë.

Zyrtarët thanë se kanë vendosur rreth 5,000 policë dhe xhandarë në Paris, nga rreth 3,000 që ishin të shtunën e kaluar. Ndërsa 5.000 oficerë të tjerë do të vendosen në të gjithë Francën për të mbajtur nën kontroll protesta të tjera në të gjithë vendin.

Lër një koment