Provimet e Maturës Shtetërore/ Hajdari uron maturantët dhe bën thirrjen e fortë

hajdarirudina.jpg

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë maturantë, të cilët sot nisën me provimet e Maturës Shtetërore.

Postimi i plotë:

Suksese nga zemra të gjithë maturantëve që sot nisën provimet e maturës!

Jam e bindur se të gjithë ju mezi prisni t’i bëni prindërit krenarë dhe të realizoni ambiciet tuaja, për t’i hapur derën suksesit dhe të ardhmes.

Dikush do bëhet mjek, dikush inxhinier, dikush jurist, dikush arkitekt, dikush studiues apo profesor. Ju uroj suksese, por çfarë uroj me shpirt për të gjithë ju është që ëndrrat t’i realizoni në Shqipërinë tonë.

E di që shumë prej jush duan të largohen, e di që shumicës tuaj i është mbushur mendja se ky vend nuk bëhet e nuk ju meriton.

Shumë mendojnë se këtu fiton shpesh nepotizmi e jo meritokracia, se ia del matrapazi dhe jo i ndershmi, se ngadhnjon pazari dhe jo ideali.

Shumë mendojnë se jemi vend i varfër por kjo nuk është e vërtetë. Jemi thjesht të vjedhur dhe të tradhëtuar nga ata që zgjedhim si menaxherë të pasurisë kombëtare.

Ky realitet do vazhdojë kështu nëse ju, të dashur maturantë, do vazhdoni të ikni.

Unë e kam bindje se Shqipëria do të ndryshojë.

Prandaj duhet të rrimë e të bëhemi bashkë!

Suksese dhe kurajo

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303