“Zv.drejtoresha e Policisë falsifikon firmën”

Para pak ditësh u anulua konkursi për Komisar në Policinë e Shtetit. Kjo sipas opozitës përbënte një skandal shumë të madh.

Por ka qenë Ish-kryeministri Sali Berisha i cili sot ka ka publikuar disa dokumente që sipas tij përbëjnë një skandal ku është përfshirë zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Sipas ish-kryeministrit, vendimi për anulimin e provimit të Komisarëve në Policinë e Shtetit është i falsifikuar.

‘Falsifikime firmash, mashtrime mafioze nga narkodrejtori i narkopolicisë për provimin e Narkokomisarëve”, shkruan Berisha teksa publikon mesazhin e një qytetari dhe dokumentet që e shoqërojnë.

“Përshëndetje Doktor. Me erdhi një i njohur. E kishte kontaktuar një polic, mik i tij, në lidhje me anulimin më herët të testimit për gradat e policisë (besoj). Anulimi qenka bërë me firmë të Aida Hajnaj, zv. drejtore e përgjithshme. Por sipas këtij personi, disponon dokumentacion që ajo ka qenë jashtë në ditën kur ka nënshkruar anulimin. Pra ka falsifikuar.

Akti i nënshkruar ka në tekst që komisioni është mbledhur me datë 3. Nga tims del që është kthyer me datë 3. Në kokën e dok është vënë data 5” , thuhet në mesazh.

Lër një koment