fbpx

Provokojnë serbët në Mitrovicë

putini.jpg

Pak para se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të vizitojë Beogradin, serbët nuk kanë harruar të provokojnë. Një nga zonat më delikate mbetet Veriu i Mitrovicës, në të cilën janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Fotografitë, famujt dhe mbishkrimet mësohet se janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Millan Radojiçiçit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Po ashtu vendosja e flamujve po vazhdon në pjesë të ndryshme dhe rrugica të veriut të Mitrovicës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303