Provoni ta mundni artritin me këto ushqime

1-27.jpg

Ënjtje, dhimbje, ngurtësi, ulje e levizjes në nyjet tuaja… Këto janë të gjitha simptomat e një gjendje shumë të zakonshme të njohur si artriti. Në fakt, artriti është kaq i përhapur sa që prek më shumë se 54 milionë të rritur dhe 300.000 foshnja dhe fëmijë dhe ka mbi 100 forma të ndryshme të mënyrës se si shfaqet.

Artriti reumatoid, shpesh klasifikohet në kategorinë e sëmundjeve autoimune, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit sulmon gabimisht qelizat normale pa ndonjë arsye të dukshme. Kjo do të thotë që nuk njihet shkaku dhe kura mjekësore. Megjithatë, shumë persona që vuajnë nga artriti kanë gjetur lehtësim të dhimbjes përmes zgjedhjeve të caktuara ushqimore që përfshijnë alternativat e mëposhtme:

  1. Familja e lakrës

Brokoli, lulelakër, lakra janë të gjitha pjesë e së njëjtës familje perimesh. Këto ushqime të mrekullueshme përmbajnë karotenoide, vitamina C, E dhe K dhe janë një burim i mirë i fibrave.

  1. Hudhër

Hudhra me siguri ju prish punë për një takim ose puthje, por ju ndihmon shumë mirë të largoni disa nga dhimbjet tuaja fizike. Ajo bën pjesë në familjen “allium” e cila gjithashtu përfshin edhe qepën. Hudhra përmban mjaft vlera ushqyese, përfshirë vitaminën B6, mangan, selen dhe vitaminë C. Ajo gjithashtu përmban minerale si fosfor, kalcium, kalium, hekur dhe bakër. Ndërsa squfuri që gjendet në hudhër (që ndoshta shkakton frymën e keqe) është një përbërës kyç në heqjen e dhimbjes së artritit. Në fakt, studimet kanë zbuluar se këto përbërës reduktojnë inflamacionin, i cili është një ndikues i madh tek artriti dhe dëmtimi i nyjeve.

  1. Uji

Nëse ka një pije magjike, ai është uji. Mbajtja e hidratuar e trupit tuaj është thelbësore për të siguruar që toksinat të dalin prej tij. Uji gjithashtu lubrifikon nyjet tuaja. Shumë njerëz hanë, duke menduar se ata janë të uritur, kur në fakt, ata janë thjesht të etur. Pirja e ujit, veçanërisht para një vakt, do t’ju bëjë të hani më pak, duke ndikuar në humbjen e peshës. Ekspertët thonë se të qenit mbipeshë mund të përkeqësojë artritin dhe sëmundjet e tjera të ngjashme.

  1. Shalqiri

Meqë jemi në çështjen e ujit, le të flasim për frutin që e përmban më shumë atë: shalqiri. Shalqiri është 92 përqind ujë, i cili, siç mund ta dini do t’ju ndihmojë që të çlironi të gjitha toksinat, të lubrifikoni nyjet, etj. Por, nuk është vetëm përmbajtja e ujit që e bën këtë frut një zgjedhje fantastike për ata që vuajnë nga artriti. Studimet kanë zbuluar se konsumi i shalqirit përmirëson inflamacionin dhe aftësitë antioksiduese. Është gjithashtu i lartë në beta-cryptoxanthin karotenoid, i cili mund të zvogëlojë rrezikun e artritit reumatoid.

  1. Avokado

Avokadot janë të pasura me lutein karotenoid, i cili është një antioksidant i fuqishëm. Siç rezulton, luteina dhe antioksidantë të tjerë mund t’ju mbrojnë kundër zhvillimit të artritit reumatoid duke luftuar stresin oksidativ. Avokadot janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës E, një lëndë ushqyese e tretshme në yndyrë që vepron si një antioksidant, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Radikalet e lira kanë ndikim themelor tek artriti dhe dhimbjet e tmerrshme që lidhen me të.

scroll to top