PS dorëzohet para Malajt, heq dorë nga shkarkimi, Ruçi zbardh kërkesën e re

Shkarkimi i Arben Malajt nga posti i Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk do të kalojë direkt në Kuvend.

Gramoz Ruçi  njoftoi se procedurat për shkarkimin e Malajt do duhet të nisin përmes Këshillit të Ministrave që më pas të vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.

“Lidhur me këtë çështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit.” u shpreh Ruci.

Theksojmë se kjo çështje ishte parashikuar në rendin e ditës së Kuvendit por u hoq vetëm pak para nisjes së seancës.