‘PS e pakonkurrueshme’, Spiropali habit me deklaratën, ja pyetja që s’mori përgjigje

spiropali.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali nuk pranoi të përgjigjej për kallëzimin penal që presidenti Meta do të bëjë ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani.

Ajo preferoi të vlerësonte procesin zgjedhor të kandidatëve të Kongresit të PS-së, e cila po mbahet ditën e sotme nga ora 08:00-16:00. Spiropali thekson se PS-ja po tregon sërish që është forca e pakonkurrueshme politike në vend.

”Nuk kam asnjë reagim sot për presidentin. Sot kemi vetëm lajme të mira në PS. I gëzohemi kësaj dite ku anëtarët dëshmuan se PS-ja është forcë e pakonkurueshme në Shqipëri, jemi partia më e madhe në vend, progresiste dhe e pakonkurueshme”, përfundoi fjalën zyrtarja e lartë e PS-së dhe qeverisë socialiste.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303