fbpx

PS e propozon si ministër të Jashtëm. A po jep Rama dorëheqjen?

rama_ruci_balla.jpg

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë për të diskutuar lidhur dhe kandidaturën e ministrit të Jashtëm,  Gent Cakaj të cilën presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin

Burime brenda kësaj partie bëjnë me dije se PS ka përjashtuar votimin e Cakaj direkt në parlament pasi nuk duan ti përgjigjen shkeljes me shkelje.

Gjithashtu mësohet se ekzistojnë dy mundësi ose presidentit ti dërgohet për herë të dytë emri i Gent Cakajt ose vetë kryeministri të marrë postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Por, nëse Rama pranon të marrë këtë post, atëherë kjo do ta detyrojë atë të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk lejon që një ministër të ketë apo ushtrojë veprimtari tjetër shtetërore apo të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.

Neni 103 thotë:

  1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
  2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
  3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Për ta zgjidhur këtë ngërç, socialistët do e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Ndërkohë ndryshimet e tjera në qeveri do të votohen në bllok. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303