Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë, PS gjen autorin

Screenshot_21-1.jpg

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fushë-Krujë, ku i është vendosur tritol shtyllës së tensionit të lartë të linjës Tiranë-Podgoricë. Është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës, tha OST, duke shtuar se nëse stakohet kjo linjë mbetet pa energji gjysma e Shqipërisë. Sakaq policia e shtetit ka heshtur për ngjarjen, duke thënë shkurt se “po punojmë për zbulimin e autorëve”.

Por është politika ajo që nxiton të gjejë autorët. Taulant Balla e drejton gishtin tek ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërsa, socialisti tjetër Alfred Peza e lidh këtë ngjarje të rëndë kriminale me krijimin e SPAK-ut.

Statusi i Ballës në facebook

O Sali! Po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut!
Kishe ca kohë e kishe harruar këtë “sport” po aha, plakesh e rrjedh po nuk heq dorë ti jooo…
Bam aty e bum atje të shkoi kjo jeta demokratike, se ne atë jetën komuniste e kishe urdhëro këtej e si urdhëron andej!

Alfred Peza në facebook

Çpatën me “trefazorin”, kur nisi ngritja e SPAK?!
Eja e thuaj pas kësaj, se gjërat ndodhin rastësisht në këtë botë! Sapo në Tiranë nisi ngritja e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) që do hetojë korrupsionin e elitës politike shqiptare të këtyre 30 viteve, rikthehet pas shumë e shumë vitesh, tritoli në shtyllat e tenisionit të lartë.
OST njoftoi se ishte vendosur një sasi eksplozivi që ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të lartë 400kV, Tirana2 – Podgoricë, në Fushe Krujë. Mediat thonë se shpërthimi rrezikoi gjysmën e Shqipërisë, që të zhytej në errësirë, në mes të këtij dimri të acartë.
Po me shtyllën çpatën xhanëm! Çpunë u prishte ajo? Apo duke stakuar “trefazorin” për shqiptarët, besojnë se do ta stakojnë “trefazorin” e SPAK, edhe nga vetja!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303