15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

PS ia merr mandatin LSI në Berat/ Nisin festimet e socialistëve, momenti kur marrin në krah Blendi Klosin dhe brohorasin (Foto)

spot_img

PS po kryeson në qarkun e Beratit, ku ‘i ka rrëmbyer’ një mandat LSI-së.

Socialistët aktualisht numërojnë 41.700 vota, Partia Demokratike 22.700 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 8.350. Mirëpo drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi ka thënë se ky rezultat është spektakolar si dhe tregon se kjo vjen si pasojë e një pune të madhe.

Është fantastike! Është një rezultat spektakolar, punë e madhe dhe përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pritej që PS të bashkohej e gjithë e majta, 5 mandate të munguara, e për këtë arsye ishte ideja që të vendosshim në këtë kufi. Ashtu si drejtuesit e tjerë të partisë, edhe unë vendosa të je mi 5 në Qarkun e Beratit. Ishte një mandate sakrifice dhe luftë e madhe nga qindra njerëz që na mbështeten këtë fushatë.

Në fund të intervistës, simpatizantë të shumtë të Partisë Socialiste, shihen teksa mbajnë në krahë Klosin dhe mes brohoritjeve festojnë fitoren.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat