fbpx

PS kërkon shkarkimin e Arben Malaj, vjen reagimi i Bankës Shqipërisë

Banka_e_Shqipërisë_hyrja_kryesore.jpg

PS ka nisur me mbledhjen e firmave për shkarkimin e Arben Malaj nga posti i tij në Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Ndërkohë, ditën e sotme vetë Banka ka reaguar me anë të një deklarate për media .

“Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj. Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë“, thuhej në njoftimin për shtyp./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303