fbpx

PS-LSI bashkojnë votat

ps-lsi.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit për të miratuar paketën fiskale të vitit 2019.

Edhe pse është kundërshtuar nga këshilltarët e djathtë, përsëri paketa fiskale u miratua me shumicë votash. Demokratët e justifikuan votën kundër për taksën e pronës e cila, sipas tyre, rëndon xhepat e qytetarëve, shkruan TopChannel

Partia Socialiste e konsideroi politik qëndrimin e demokratëve pasi, sipas të majtëve, taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë e Elbasanit janë pothuajse të pandryshuara prej 12 vitesh dhe përherë janë miratuar në unanimitet.

Qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh vetëm me votën pro, duke shënuar 27 vota pro paketës fiskale dhe 11 kundër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *