PS mbledh Asamblenë të premten, zbardhet axhenda

asa-ps.jpg

Partia Socialiste pritet të mbledhë këtë të premte Asamblenë Kombëtare.

Ndërkohë që, është zbardhur edhe axhenda, sipas të cilës asambleja pritet të nisë në orën 10:00 dhe fjalën i pari do e marrë kryeministri Edi Rama.

Në axhendën e punimeve pritet të merren edhe disa vendime siç është miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të PS në datë 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kujtojmë se Mbledhja e Asamblesë vjen pas mbledhjes së Kryesisë së PS dy ditë më parë. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303