PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës

601c7c834b653fc8ab9417f1bc4cd9df_L.jpg

Pas konferencës së sotme të presidentit Ilir Meta lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të qershorit, ka ardhur edhe reagimi i PS.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas takimit me politikanët, ka theksuar se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga vendimi për shkarkimin e Metës

Lidhur me projekt-rezolutën të prezantuar gjatë ditës së sotme, ka reaguar Balla duke iu referuar gazetarëve.

“Më vjen mirë edhe keq gjithashtu që një pjesë e juaja nuk e ka lexuar siç duhet draftin e rezolutës, e cila pikësëpari ka për qëllim të qartësojë se Shqipëria është Republikë parlamentare, që presidenti ka bërë një akt antikushtetues dhe të tjerat do të jenë në vijim.”

Më tej, ai ka shtuar se do të depozitohet dhe shkarkimi i Metës nga posti i Presidentit

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303